Osmani: Festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e fesë islame për festën e Fitër Bajramit. Ajo ka thënë se Festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit.

Solidariteti ndër njerëzor, i cili e shoqëron muajin e bekuar të Ramazanit është trashëgimi e jona e çmuar.

“Festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit.

Lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin. Ju përcjelltë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!

Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë.

Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim të pakufishëm, paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë!

Urime dhe me fat Fitër Bajramin!”, thuhet në urimin e presidentes.”, thuhet në urimin e presidentes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d