Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Meksikës, Claudia Sheinbaum Pardo, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Përmes një postimi në rrjetin social, X, Osmani shkroi se shpreson që presidenca e saj do të ofrojë një mundësi për bashkëpunim me Kosovën.
Tutje, ajo potencoi se është frymëzuese që të shoh gra që marrin role udhëheqëse.
“Urime Presidentes së zgjedhur në zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Meksikës. Në një botë që përballet me shumë sfida, është frymëzuese të shohësh më shumë gra që marrin role udhëheqëse. Shpresoj se presidenca e saj do të ofrojë një mundësi për bashkëpunim të zgjeruar mes vendeve tona”, ka shkruar Osmani.
Claudia Sheinbaum, shkencëtare, i fitoi një shumicë dërrmuese votash zgjedhjet, duke u bërë presidentja e parë grua e Meksikës.