Osmani e konfirmon se është takuar me komandantin e FSK-së e ministrin e Mbrojtjes

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, raportohet se ka konfirmuar takimin me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Po jemi takuar dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm”, tha Osmani para gazetarëve.

Ndryshe, thirrjen e këtij takimi ditë më parë e konfirmoi edhe Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani.

“Poashtu i ka ftuar në takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Jashari, por edhe Ministrin e Mbrojtjes Maqedonci. Presidentja angazhohet, brenda kompetencave të saj, në funksion të zgjidhjes së problemit të shfaqur që ndikon pashmangshëm në operacionalitetin e FSK-së, procesin zhvillimor të saj, imazhin dhe integritetin e saj institucional.” – kishte thënë ai.

Ndërkohë, ditëve të fundit në vend ka qenë temë kryesore çështja e furnizimit me ushqim për ushtarët e FSK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d