Opozita bojkoton mbledhjen e komisionit, e cilëson “të kontrabanduar” projektligjin për tekstet shkollore

 

 

Puna e Komisionit për Arsim u bojkotua nga Opozita Parlamentare ndonëse pritej të shqyrtohej projektligji për tekstet shkollore. Opozita e quan projektligjin “të kontrabanduar” nën dyshimet që është miratuar në mungesë kuorumi.

Edhe mbledhja e sotme u përfundua në mungesë kuorumi ku të pranishëm ishin vetëm deputetët e mazhorancës dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Këto dyshime fillimisht u ngritën nga disa deputetë të Vetëvendosjes dhe pastaj edhe nga deputetët opozitarë.

Sipas tyre, në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë, por saktësisht 60 e që nënkupton se nuk ka pasur kuorum për votimin e projektligjit.

Edhe përkundër kësaj ekzekutivi vazhdon të mos marrë hapa në sqarimin e çështjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d