Operohet gruaja që u plagos dje në Fushë Kosovë

 

 

Drejtori i Kirurgjisë Trokale, Nazmi Kolgeci, ka bërë të ditur se është operuar gruaja që u plagos të martën në Fushë Kosovë.

Kolgeci tha se gjendja e saj është stabile dhe se beson që gjendja aktuale e saj do të vazhdojë, teksa shtoi se lëndime kishte në krahun e majtë, në kokë dhe bark, por më të rëndat, sipas tij, ishin në regjionin e toraksit të majtë.

“Kiriurgjia Torakale ka bërë një intervenim kirurgjik që ka qenë i nevojshëm dhe mandej ajo është transferuar në klinikën tonë për trajtim më të mëtutjeshëm. Gjendja e pacientit për momentin është stabile dhe besoj se kjo gjendje do të vazhdojë”, tha ai.

“Lëndimet i ka pasur në krahun e majtë, që është lëndim më i vogël, në kokë, në bark. Por, ajo që është më e rëndë ka qenë në regjionin e toraksit të majtë. Nuk besoj që kemi nevojë për intervenime të tjera”, ka thënë Kolgeci për EO.

Mëngjesin e djeshëm burri e ka plagosur gruan e tij, ku më pas i njëjti është arrestuar nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d