Gazeta raportoi ekskluzivisht për një aksion të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit që po zhvillohet në koordinim me Prokurorin e Shtetit që deri më tash rezultoi me arrestimin e disa personave të dyshuar për dallavere me patentë shofer.
Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.Në një prononcim për Sinjalin, Kurmehaj tha se aksioni për momentin po zhvillohet vetëm në Pejë.
“Aksioni po zhvillohet vetëm në Pejë. Do të iu njoftojmë për personat e ndaluar…” – tha shkurt ai.
Bazuar në informacionet e para, personat që janë cak i Krimeve Ekonomike kanë qenë objekt hetimi nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me patentë shofer.
Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.