Operacion antidrogë në Velipojë/ Asgjësohen rreth 25 mijë bimë kanabisi, shpallen në kërkim tre vëllezër

 

 

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në Velipojë janë gjetur dhe më pas janë asgjësuar 24 759 bimë kanabisi.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe me Komisariatin e Shkodrës, në fshatin Rrjoll, në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, gjetën dhe asgjësuan 24 759 bimë cannabisi.

Autorët e dyshuar, tre vëllezërit shtetasit M. N., 30 vjeç, P. N., 36 vjeç, dhe L. N., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Rrjoll u identifikuan dhe u shpallën në kërkim.

Gjithashtu nisën hetimet për T. Sh., 61 vjeç, dhe P. M., 61 vjeç, të dy banues në Velipojë, punonjës të OSHEE-së, ndërsa mbi ta rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që ishte krijuar për këtë veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d