OKB thirrje Izraelit: Mos u fut në Rafah, do jetë një katastrofë

 

 

Për shumë fëmijë në Gazën Qendrore, ky është racioni i parë i shqimit që ata marrin pas disa javësh. Ky fëmijë flet i dëshpëruar për mungesën e ushqimeve. “Nuk kam ngrënë ushqime për gati një muaj sepse ata që na shërbenin u vranë, kuzhina nuk funksionon. Kemi ngrënë vetëm ushqime të konservuara”, tha Zaki Sobeh.

Organizata që merret me shpërndarjen e ushqimeve ka filluar aktivitetin në Gaza, duke shërbyer 200 mijë vakte ushqimore, vetëm një muaj pasi disa nga punonjësit e saj u vranë nga sulmet izraelite.

“Mund të shikojmë njerëz të dëshpëruar. Ata nuk kanë ushqim, dhe jemi të gjithë të zhvendosur”, tha Ashraf Al Sultan.

Më shumë ndihma po vijnë. Organizata përgjegjëse për mbështetjen e ndihmave në Palestinë, thotë se kjo është ndihma më e madhe që nga tetori i kaluar. Sekretari Amerikan i Shtetit e quan këtë: “Progres Mizerabël”.

Ushtria izraelitë ka bërë të ditur se kanë hapur rrugët për kalimin e civilëve në jug të Gazës si dhe ka krijuar lehtësi për kalimin e ndihmave humanitare. Kjo presupozohet të jetë pjesë e planit të Izraelit për të evakuuar më shumë se 1 milion civilë nga Rafah, përpara se të ndërmarrë ofensivën tokësore. Një ofensivë për të cilën agjencitë humanitare paralajmërojnë se do të sjellë një katastrofë.

“Më shumë se 1.2 milion njerëz po kërkojnë strehim në Rafah por ata nuk kanë asgjë për të ngrënë, nuk kanë akses në kujdesin shëndetësor, dhe asnjë vend të sigurt se ku mund të shkojnë”, tha António Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i OKB.

Në Gaza çdo ditë është një ditë për mbijetesë. Bombat, plagosjet, mungesa e ushqimit, ujit ose banesës. Situata po përkeqësohet dhe sipas Kombeve të Bashkuara, sëmundjet dhe vuajtjet janë duke u rritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d