Skulptori, Sabri Behramaj ka punuar së fundmi skulpturën e Leotrim Ahmetit, i cili u vra gjatë luftës në Kosovë.
Nëna e Leotrimit, që ishte vrarë në kohën e luftës nga një granatë e ushtrisë së Serbisë, kishte rrëfyer para disa viteve për fjalët e fundit të birit, pas plagosjes.
Ajo tregon momentin kur Leutrimi i tregoi për gjendjen e tij pas plagosjes nga granata.
“Kam nga e kam kap djalin, thash çka ki djali jem? Tha “oj nanë, edhe unë barkun e kam çky, m’kanë dal zorrtë”. Pse djali jem? Veç e çoi xhamperin, e mora, u tërhiqëm…E kam qështu, me ia shti “trrap” zorrët, m’tha “mo, mo nanë, se po më dhamin”, se anë e mbanë i çkymë barku” – rrëfen nëna e Leotrimit.