Oficerë të FSK-së diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate

 

 

Me ceremoni shtetërore të organizuar në Akademinë e Mbrojtjes Kroate “Dr.Franjo Tuđman“ në Zagreb me sukses kanë diplomuar pjesëtarët e FSK-së, raporton gazeta Prishtina Sot.

Me prezencën e Presidentit të Republikës së Kroacisë Zoran Milanoviç, diplomuan Major Kreshnik Nimoni, Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, Kapiten Besim Dervoviç, Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Rreshteri i Parë Fahri Paloja, Shkolla e lartë e Nënoficerëve.

“Republika e Kroacisë në kuadër të bashkëpunimit bilateral mbështetë në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve profesionale për oficerët dhe nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ofruar trajnime e shkollime profesionale dhe me standardet më të larta të edukimit”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d