Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ndodhet në arrest shtëpiak pasi është duke u hetuar nën dyshimet për korrupsion. Megjithatë sot poshtë banesës ku jeton Berisha kanë shkuar një numër përkrahësish të tij, të cilët Berisha i ka përshëndetuar nga dritarja në stilin e tij klasik.
Qytetarët që ishin mbledhur poshtë pallatit janë dëgjuar të thërrastin “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.