Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë janë duke hetuar shpërndarjen e fletushkave përmes së cilave po bëhet thirrje për rezistencë dhe thirrje për sulm ndaj policëve të Kosovës dhe administratës komunale.
Fletushkat janë shpërndarë të hënën gjatë dhe pas protestës që u bë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për Dinarin.
Fletushkat mbajnë mbishkrimin e organizatës së re “Mbrojtja popullore”.
Tashmë, Policia është aktivizuar dhe ka nisur hetimet. Zëvendës Drejtori për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani ka konfirmuar për Insajderin nisjen e këtyre hetimeve.
Sipas tij, pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Speciale është hap rasti “Thirrje për Rezistencë dhe Nxitje e Urrejtjes”.
“Dyshojmë se dje gjatë dhe pas protestës këto broshura janë shpërnda dhe ne kemi has në to më vonë. Pas konsultimit me Prokurorin e Prokurorisë Themelore dhe atë Speciale është hap rasti thirrje për rezistence dhe nxitje e urrejtjes. Nuk ka të dyshimtë e as të arrestuar”, ka thënë ai.
Mbrëmë Lista Serbe u ka bërë thirrje banorëve serbë që të mos provokohen nga këto fletushka dhe të ‘jenë të qetë.