Dëshmitari i radhës, Rrustem Tetaj, po vazhdon dëshminë në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tetaj është pyetur nga Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, lidhur me disa deklarata të Bislim Zyrapit për Tahir Zemajn, shkruan Insajderi.Pos tjerash, Tetaj ka folur edhe për një moment kur Zemaj ishte obliguar të tërhiqte përreth 1,500 trupa nga fushëbeteja si shkak i mungesës së municionit ushtarak.
“Po, premtimet që i ka dhënë Bukoshi me Ahmet Krasnqiin në hyrjen në frontin e luftës Tahir Zemaj, neve asnjë ndihmë, asnjë logjistikë s’na ka ardhë. Për me pasë ma të qartë, jam deklaruar edhe para prokurorisë, unë e kam pas një takim tresh me Bujar Bukoshin në misionin diplomatik amerikan që duhet ajo trakë të gjendet dhe flitet ku Bujar Bukoshi, Ahmet Krasniqi dhe Rrustem Tetaj. Aty dihen të gjitha”, deklaroi pos tjerash ai.
Ndiqeni dëshminë e plotë për këtë çështje në videon e mëposhtme: