Nuk mund ta besoni sa kushton një litër naftë në Palestinë! Banorët përdorin vajin e gatimit për të ecur me makinë

 

 

Situata në Gaza përsa i përket mungesës së karburantit vazhdon të rëndohet edhe më shumë.

Një litër naftë kushton 17.5  euro, gjë që e bën të pamundur për banorët ta blejnë. Ata detyrohen që naftën ta zëvendësojnë me vajin e makinës. Për këtë situatë foli edhe një shofer palestinez, i cili shprehet se në vënd të naftës, po përdorin vaj gatimi, pasi nafta nuk është e disponueshme, ose edhe kur është, kushton shumë shtrenjt.

“Ne përdorim vaj gatimi sepse nafta është e padisponueshme dhe kur është në dispozicion, kushton 30.6 euro për litër,” thotë shoferi palestinez Khaled Abu Rukba teksa e mbush makinën e tij me vaj gatimi në Deir al-Balah të Gazës qendrore.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut thotë se sulmet ajrore izraelite në Gaza “mund të kenë shkelur në mënyrë të përsëritur parimet themelore të ligjeve të luftës”. Një raport i publikuar të mërkurën shqyrtoi gjashtë sulme ajrore të kryera nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit midis tetorit dhe dhjetorit 2023 gjatë javëve të fillimit të luftës në Gaza.

Më shumë se 200 njerëz u konfirmuan nga zyra e të drejtave të njeriut se ishin vrarë në sulmet ajrore, objektivat e të cilave përfshinin ndërtesa banimi, një shkollë, një treg dhe kampe refugjatësh. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Türk tha se duket se Izraeli nuk bëri asnjë përpjekje për të “dalluar efektivisht” midis civilëve palestinezë dhe luftëtarëve të Hamasit në fushatën e bombardimit të Gazës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d