“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike”, Inspektorati i Kryeqytetit vazhdon largimin e terrasave të lokaleve

 

 

Kryetar i Prishtinë, Përparim Rama, ka treguar për aktivitetin e Inspektorati i Kryeqytetit, i cili po vazhdon me lirimin e hapësirave publike që janë nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë të lokaleve.

I pari i Prishtinës ka bërë me dije se këto ditë institucioni në fjalë është duke e liruar një hapësirë në afërsi të Pallatit të Rinisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk do të lejojë uzurpimin e pronave publike.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike!”, ka shkruar Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d