Anthony Joshua mbrëmë pësoi një humbje të madhe nga Daniel Dubois.
Joshua qysh në raundin e parë ra në tokë, mirëpo u ngritë sërish, kjo i ndodhi edhe dy herë të tjera në raundin e tretë dhe të katërtë ku nuk po mund t’i bënte ball goditjeve të kundërshtarit.Raundi i pestë ishte fatal për Joshuan i cili mori një tjetër goditje e cila e la në nokaut boksierin britanik.
Kjo ishte humbja e katërt në karrierën e tij.
Por, promotorin i tij, Eddie Hearn, pas përballjes ndaj Duboisit ka thënë se Joshua do të vazhdoj të luftojë sërish.
“Jam i sigurt se do ta zbatoj klauzolën e revanshit.
“Ai do të besojë se mund ta lëndojë Dubois, ai do të besojë se mund ta mundë atë”, tha Hearn.
Kur Joshua u pyet nëse ky ishte fundi për të, ai e konfirmoi atë, që tha promotori I tij.
“Jo, jo ne jemi gladiatorë. Ne patëm një ditë të keqe”.
“Dëgjoni njerëzit duan të më shohin duke luftuar, unë do të luftoj. Unë do të luftoj kjo është ajo”, shtoi tutje ai.
Joshua gjatë gjithë karrierës së tij profesionale ka gjithsej 32 meçe të zhvilluara ku i ka fituar 28 nga ato