“Nuk jam pishman” – Zbardhet dëshmia e vrasësit të policit në Fier

 

 

Dëshmia e Azgan Mërnicës është zbardhur një ditë pas dorëzimit të tij në polici.

Sipas Top Channel, ai tha në polici se kanë pasur konflikt momental, janë përplasur me njëri tjetrin fizikisht. “Patëm konflikt, më shau e shava, nxorëm armët të dy e qëllova i pari, nuk jam bërë pishman për atë që bëra”, mësohet të ketë thënë autori.

Pas dy ditësh në arrati, 23-vjeçari, autori i vrasjes së Novruz Cenalia u dorëzua në polici një natë më parë, pas negociatave me familjarët.

Burime nga policia bëjnë me dije se ai fshihej në afërsi të fshatit Dërmenas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d