Nora Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Kampionia olimpike ishte spektakolare sot në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke i fituar të katër betejat e saja. Gjakova në gjysmëfinale e mundi holandezen, Julie Beurskens.
Në finale, Nora Gjakova do të përballet me kanadezen, Christa Deguchi.
Ndërkohë, nesër dhe pasnesër do të garojnë edhe Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.