Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë kaluar me sukses përballjet e para në Grand Slamin që po mbahet në Paris. Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë e mundi në raundin e dytë francezen, Leonie Gonzalez.
Kampionia olimpike në raundin e tretë do të ketë punë me koreanen, Seyun Jang.
Në anën tjetër, Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e dytë, e eliminoi brazilianen Jessica Lima, kurse në raundin e tretë do të ketë punë me bullgaren Ivelina Ilieva.
Kujtojmë se sot garon edhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë.