“Njëra e gjeti të zhveshur në klasë, e tjetra e rrahu”, nëna pretendon se ia dhunuan në shkollë djalin me aftësi të kufizuara

 

 

“Njëra e ka rrahur, e tjetra e ka gjetur të zhveshur në klasë. Por përkundër kësaj asnjë masë nuk u morë. Fëmija u traumatizua e prindërit e pashpresë u detyruan ta ndalin atë nga shkolla”.

Kështu i përshkroi Arbnesha Shehu përjetimet e djalit të saj.

Ajo për Insjaderin tregoi se i biri i saj Arbri (emri i ndryshuar nga redaksia) ka lindur me paaftësin për të dëgjuar e folur. Ndaj, ai ishte detyruar që prej klasës së parë deri në të gjashtën t’i vijonte mësimet në Qendrën Burimore “Nënë Tereza” në Prizren.

Çifti Shehu fillimisht ishin të kënaqur me trajtimin që i bëhej të birit të tyre në këtë institucion.

Derisa një ditë ai me shumë ngulm fillon të hezitoj për të shkuar atje. Por prindërit nuk e përfillën këtë qëndrim të tij.

Në shkollë prej atij momenti Arbri shoqërohet nga nëna e tij.

Gjatë qëndrimit atje Arbenesha tronditet nga ato që  merë vesh.

Asaj i thuhet se ”njëra nga punonjëset e institucionit e ka rrahur fëmijën”, e “ të njëjtin nxënës një ditë tjetër njëra nga infermieret që punon aty e ka gjetur të zhveshur në njërën nga klasat. I vetëm me një nxanës tjetër”.

Sipas saj, ajo iu drejtua drejtorit të shkollës me një ankesë. Pastaj edhe Inspektoriatit të Arsimit. Por, masa nuk u morën. Fajtorët e pretenduar nuk morën dënim. Ata u detyruan ta ndalin fëmijën nga shkolla.

Trokitën derë më derë që të gjendej një zgjidhje. Asnjë rezultat.

Edhe sot e kësaj dite 12- vjeçari nuk mund ta vijojë shkollën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d