Një vështrim në hartën e Evropës tregon dështimin e Serbisë: Tri shtete dolën kundër rezolutës për Srebrenincës

 

 

Rezoluta për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe mori mbështetjen e shumicës së vendeve demokratike në botë.

Po ashtu, edhe harta e Evropës tregon unitetin e Perëndimit dhe vetminë e Serbisë.

Për Rezolutën votuan 84 anëtarë të Kombeve të Bashkuara dhe vetëm 19 ishin kundër. Sa i përket kontinentit evropian, shumica dërrmuese e vendeve e mbështetën rezolutën dhe Serbia u gjend e vetme në anën e vendeve që kundërshtuan vendosjen e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës.

Në Evropë, vetëm Serbia, Hungaria, Rusia dhe Bjellorusia votuan kundër Rezolutës. Greqia, Qiproja dhe Sllovakia abstenuan.

Prandaj, Serbia e gjeti veten pothuajse në izolim absolut në Evropë dhe në anën e saj ishin regjimet e Vlladimir Putinit, Alexander Lukashenkos dhe Viktor Orbanit.

Gjithashtu, abstenoi Sllovakia me një qeveri islamofobike ultra të djathtë, e cila ushqen lidhje tradicionale me Serbinë.

Synimi i deklaruar i Serbisë, për të cilin ka shumë dyshime nëse është e sinqertë, është gjoja anëtarësimi në Bashkimin Evropian, por sjellja e saj tregon se ajo është në të njëjtën anë me regjimet jodemokratike të Lindjes që sillen si qeveritë ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d