Një tërmet shumë i fortë goditi Kroacinë: “Ishte si një bombë”

 

 

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter sot ka goditur Kroacinë, raporton EMSC.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, 69 kilometra nga Zagrebi dhe 10 kilometra nga Koprivnica dhe ka zgjatur rreth dhjetë sekonda. Po ashtu, sipas reagimeve të para, tërmeti është ndjerë edhe në Sllavoni, raportojnë mediat kroate.

Për momentin nuk dihet nëse ka dëme materiale.

“Ishte sikur të kishte shpërthyer një bombë dhe më pas lëkundjet”, ka thënë një banor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d