Një shtetas turk arrestohet për rastin e therjes së 26-vjeçarit në Prizren, që vdiq në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Turqisë është arrestuar si i dyshuar për rastin e therjes më thikë të 26-vjeçarit nga Prizreni, i cili ka vdekur të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të marra një ditë më herët.

“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Viktima të shtunën ishte gjetur i shtrirë në rrugë në lagjen “Bazhderhane” në Prizren.

Sipas Policisë ai dyshohet se ishte therur dhe më pas ishte hedhur në rrugë nga një veturë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d