Një qytetar mbeti i vrarë nga të shtënat në tubimin e Trumpit, dy të tjerë u plagosën rëndë

 

 

Të shtënat me armë, të cilat ndodhën në tubimin e ish-presidentit Donald Trump të shtunën pasdite, lanë të vdekur një pjesëmarrës dhe dy të tjerë të plagosur rëndë.

Poashtu edhe 20-vjeçari i armatosur u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret. Të tre ishin burra të rritur, tha nënkoloneli George Bivens i Policisë së Shtetit të Pensilvanisë.

“Ne kemi njoftuar një numër familjarësh, por ata nuk kanë pasur mundësi të njoftojnë familjen e gjerë,” tha ai.

Të shtënat me armë ishin “të shpërndara” dhe nuk po goditnin vetëm një vend në turmë, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d