Nënkryetari i degës së Partisë Popullore Republikane në opozitë, Mehmet Palaz ka humbur jetën si pasojë e shembjes së ballkonit gjatë festës së fitores në zgjedhje.
Sipas gazetës Milliyet, ai vdiq në spital nga plagët e marra.
Një ditë më parë u mësua se zgjedhjet në qarkun Tavak i ka fituar Kadir Tatik, deputet i Partisë Popullore Republikane. Mbështetësit e tij e festuan fitoren në rrugën para godinës së partisë.
Sipas Milliyet, kur disa persona u ngjitën në katin e dytë të ndërtesës, një nga ballkonet u shemb. Për pasojë mbetën të plagosur tetë persona, tre prej tyre në gjendje të rëndë.
Kur ballkoni u shemb, Mehmet Palaz e lëndoi kokën. Ai u shtrua në spitalin e qytetit dhe vdiq më 1 prill.
Zgjedhjet lokale në Turqi u mbajtën më 31 mars. Në shumë qytete të mëdha, duke përfshirë Ankaranë dhe Stambollin, përfaqësuesit e opozitës fituan shumicën.
Në përgjithësi, pjesëmarrja në zgjedhje ishte pothuajse 77 për qind. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pranoi humbjen e partisë së tij para numërimit të votave dhe i quajti zgjedhjet “fillimi i një pike kthese”.