Një person plagoset me thikë në oborrin e emergjencës në Gjilan

 

 

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi është plagosur me thikë në oborrin e emergjencës në Gjilan. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, shkruan Prishtina Sot.

Sipas policisë, i dyshuari për tentativë vrasjeje të viktimës është arrestuar. Për shkak të lëndimit të rëndë, viktima është transportuar në QKUK, për trajtim mjekësor.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d