Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Shtime, ku një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës të cilët kanë bërë me dije se viktima është transportuar më pas në Emergjencën e Ferizajt, ku është konfirmuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’./Prishtina Sot/