Një nga sëmundjet më ngjitëse shpërtheu në Evropë: ‘Kroacia është pika e nxehtë!’

 

 

Jo shumë kohë pasi hoqëm një kollë, u shfaq një tjetër. E ndërsa fundi i pandemisë Covid u shpall zyrtarisht vitin e kaluar, rastet e ‘kollës së mirë’ kanë qenë në rritje në të gjithë Evropën muajt e fundit, shkruan Politico, duke përmendur Kroacinë si pikën e nxehtë të sëmundjes në Evropë.

Ndërkaq, në Republikën Çeke, ku ka raportime për mungesë të vaksinës së pertusisit, numri i rasteve është më i larti në 60 vitet e fundit, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Një rritje të mprehtë në muajt e fundit ka pasur edhe në Danimarkë, Belgjikë, Spanjë dhe Britani të Madhe.

“Infeksionet janë rritur në mënyrë dramatike këtë vit dhe mund të tejkalojnë çdo total vjetor për më shumë se 30 vjet,” tha Paul Hunter, një doktor dhe profesor në Universitetin e Anglisë Lindore.

Në Angli vitin e kaluar janë regjistruar gjithsej 853 raste dhe vetëm në shkurt të këtij viti janë regjistruar 913.

Për momentin, pika e nxehtë evropiane është Kroacia, e cila ka raportuar 6381 raste në 15 muajt e fundit.

Një pjesë e arsyes së përhapjes së kollës së mirë në Evropë është rënia e shkallës së vaksinimit.

Sëmundja është kryesisht e pakëndshme për të rriturit, por te fëmijët e vegjël mund të shkaktojë një sërë komplikimesh serioze dhe në disa raste mund të rezultojë edhe në vdekjen e foshnjave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d