Një grua dyshohet se ka bërë vetëvrasje në oborrin e shtëpisë së saj në Batllavë

 

 

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Podujevë, ku një grua dyshohet se ka bërë vetëvrasje, raporton Prishtina Sot.

Ajo siç ka mësuar Sinjali është gjetur e varur pak pas mesnate në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Batllavë.

Mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të Prokurorit trupi i pajetë i së ndjerës është dërguar për obduksion në IML

Rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d