Një ditë pas aksionit, fshihen emrat në gjuhën shqipe të tabelave në veri

 

 

Janë dëmtuar tabelat e reja të komunikacionit të vendosura të enjten në vendbanimet në veri.

Në një video të cilën e ka siguruar gazeta, shihen se dikush i ka dëmtuar tabelat duke i mbuluar emrat e shkruar në gjuhën shqipe të vendbanimeve në veri.

Tabelat dyshohet se janë dëmtuar gjatë natës të enjten.

Ministria e Infrastrukturës së Kosovës vendosi dje tabelat e komunikacionit me emrat e vendeve në veri të Kosovës. Në to emrat e vendeve u shkruan në dy gjuhë – së pari në gjuhën shqipe dhe pastaj në atë serbe.

Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbe dhe si të tilla, përdorimi i tyre është simetrik, parasheh Kushtetuta e Kosovës në nenin 5.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d