Një 79-vjeçar nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur me para

 

 

Sot rreth orës 11:00, qytetari nga Ferizaj, H.Musliu, i moshës 79-vjeçare, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën “Reçaku” në Ferizaj dhe ai menjëherë  e ka njoftuar policinë  dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Ndërkohë është identifikuar pronari i portofolit të humbur, N.S nga fshati Brod i Shtërpcës dhe është paraqitur në polici.

Pas procedurave të  verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë: 530 franga, 145.5 euro dhe dokumente të tjera.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë  në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin H.Musliu për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë./IndeksOnline/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d