Një 62-vjeçar bie nga lartësia ku po punonte në Sarandë, e dërgojnë me helikopter drejt spitalit të Tiranës

 

 

Një 62-vjeçar është plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi teksa punonte në një kantier ndërtimi. Servet Ziflaj është nisur para pak minutash me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime spitalore bëjnë me dije se ai është paraqitur ditën e djeshme në spitalin e Sarandës pasi kishte rënë nga një lartësi në kantierin ku punonte.

Fillimisht ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por ditën e sotme ka rënë në gjendje koma. Për shkak të gjendjes së rënë është transportuar me helikopter drejt Tiranës./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d