Një 32-vjeçare shtatzënë humb jetën aksidentalisht

 

 

Një grua e moshës rreth 32 vjeçare, nga komuna e Malishevës, ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që e njëjta ishte aksidentuar.

Për rtv21.tv lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar Naser Syla drejtori i Emergjencës në QKUK.E ndjera kishte qenë shtatzënë dhe fatkeqësisht nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të shkaktuara nga aksidenti.

“Pacientja është sjellë tek ne rreth orës 8:30. Për fat të keq lëndimet ishin aq të rënda dhe e njëjta nuk ka arritur të mbijetojë. E njëjta ka qenë edhe shtatzënë”, ka thënë Syla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d