Nisma gozhdon presidenten për biografinë e Jakup Krasniqit

 

 

Nisma Socialdemokrate ka gozhduar Presidenten e Kosovës për prezantimin e Jakup Krasniqit si i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në webfaqen e këtij institucioni.

Përmes një reagimi publik, Nisma thotë se “askujt nuk ja ka marrë mendja se ndërrimet në institucionet qendrore të Kosovës mund të shkojnë deri në atë shkallë sa në faqet zyrtare të institucioneve shtetëror të paraqesin urrejtjen patologjike që kanë ndaj atyre që ua shkatërruan ëndrrën e jugosllavizmit”.

Reagimi i plotë:

Figurën e ndritshme të Jakup Krasniqit nuk mund ta njollosin shkarravinat e “Presidencës së Kosovës”!

Askujt nuk ja ka marrë mendja se ndërrimet në institucionet qendrore të Kosovës mund të shkojnë deri në atë shkallë sa në faqet zyrtare të institucioneve shtetëror të paraqesin urrejtjen patologjike që kanë ndaj atyre që ua shkatërruan ëndrrën e jugosllavizmit!
Por skandali që nuk mund të imagjinohej, doli në shesh nga mediat e vendit: “Presidenca e Kosovës” prezanton Jakup Krasniqin si “të arrestuar për krime lufte kundër njerëzimit të paraqitura para Dhomave Speciale të Kosovës”!

Vetë struktura e fjalisë dëshmon se është gatesë e sajuar nga njerëzit e brumosur në frymën jugosllave!

Qytetarët e Kosovës e dinë fare mirë se Jakup Krasniqi është emblemë e ndershmërisë, humanizmit, veprimtarit të kauzës kombëtare dhe historianit që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit!

NISMA SOCIALDEMOKRATE kërkon urgjentisht të fshihet nga biografia e Jakup Krasniqit prezantim skandaloz që i bën “Presidenca e Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d