Nisi ora dimërore, akrepat u kthyen 60 minuta pas

 

 

Sot është dita kur akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta pas për t’u futur në orën dimërore. Në shumicën e vendeve të kontinentit evropian, ndryshimi i orës erdhi në orët e para të mëngjesit.

Në natën e së shtunës, 26 tetor dhe të dielës, 27 tetor, në orën 3 të mëngjesit, akrepat shkuan 1 orë prapa, duke u pozicionuar në 2. Telefonat inteligjentë dhe orët elektronike ndryshojnë vetë, ndërsa orët mekanike duhet të kthehen manualisht një orë pas.

Ky orar do të na shoqërojë deri të dielën e fundit të marsit 2022. Parlamenti Evropian dëshiron t’i japë fund ndryshimit të orës, po kështu edhe shtetet anëtare të BE-së, por ende nuk ka një vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d