Nis takimi Kurti-Mickoski, publikohen pamjet

 

 

Brenda godinës qeveritare maqedonase kanë hyrë delegacioni kosovar i përbërë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Pamjet nga brenda objektit të qeverisë ka publikuar Radio Televizioni i Kosovës.

Nga qeveria maqedonase kanë njoftuar se fillimisht do të nis takimi një-me-një mes Kurtit dhe Mickosit për t’u pasuar me takim të delegacioneve qeveritare.

Është njoftuar po ashtu për konferencë të përbashkët për shtyp mes Kurtit dhe Mickoskit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d