Tashmë ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë.
Kjo është bërë e ditur nga ana e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani.
Hasani ka theksuar se rreth 5 mijë tekste të unifikuara fizike dhe digjitale të “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe” niveli I dhe II, janë dërguar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë.Sipas tij, Ministria për Evropën dhe punët e Jashtme është e angazhuar që shumë shpejt, të përfundojë procesi i unifikimit të teksteve të përbashkëta, për “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe” niveli III.
Po ashtu ai ka thënë se tekstet e tjera plotësuese për mësimin e gjuhës shqipe, mund lexohen dhe shkarkohen falas në faqen zyrtare.