Nis seanca ndaj djalit të Salih Sekiraqës, i akuzuar për tentim vrasjen e djalit të Capave në Prishtinë

 

 

Seanca fillestare ndaj Shkumbim Sekiraqës, djalit i Salih Sekiraqës, i akuzuar për tentim vrasje tashmë ka nisur.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë, para disa javësh ka ngritur aktakuzë ndaj Shkumbim Sekiraqës.

Në aktakuzën, siç mëson Sinjali thuhet se Sekiraqa më 4 mars në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë me dashje dhe me qëllim që të privojë nga jeta Pajtim Gashin, pas bisedës me një person tjetër, i drejtohet atij me fjalët “shoq a po m’njeh mu” dhe më pas e sulmojnë.

Më pas, sipas Prokurorisë, Sekiraqa e ka nxjerrë armën e zjarrit, e ka qëlluar Pajtim Gashin dhe e ka goditur në kokë me armë, duke i shkaktuar plagë në këmbë dhe lëndime në kokë.

Sekiraqa ngarkohet me veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d