Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK), ka filluar protestën e sotme, me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve.
Përmes pankartave ata kanë kërkuar realizimin e kërkesave të tyre, në të kundërtën do të ndërmarrin veprime sindikale.
Marshi i protestuesve ka nisur nga Biblioteka Kombëtare, për të vazhduar drejt Ministrisë së Arsimit dhe për të përfunduar para Qeverisë.