Votimi në Himarë për kryetar bashkie, ka nisur normalisht.
Në orën 07: 10 banorët e Himarës kanë nisur të votojnë në qendrën e votimit tek shkolla greke në Himarë. Ata kanë pritur derisa është hapur qendra e votimit. Në garë për postin e kryetarit të Bashkisë së Himarës është Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria i opozitës.
Në Himarë janë 36 qendra e votimi, tek të cilat u përfundua shpërndarja e materialeve zgjedhore, kjo sipas njoftimit të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit. 52 policë do të jenë në qendrat përkatëse të votimit për mbarëvajtjen e situatës.