Ardian Krasniqi vazhdon me fitore në boksin profesionist. Në Nuremberg të Gjermanisë, Krasniqi fitoi ndaj Andreas Masold.
Nipi i Luan Krasniqit qysh në raundin e dytë arriti fitore me nokaut ndaj kundërshtarit të tij, shkruan Indeksonline Krasniqi me këtë fitore e mbrojti titullin kampion të Gjermanisë, “BDB Germany Light Heavy”. Kujtojmë që gjatë karrierës së tij, Ardian Krasniqi ka zhvilluar nëntë meçe, ka shënuar nëntë fitore – të gjitha me nokaut.