Ngritet aktakuzë kundër 12 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve, dyshohet se morën ryshfet

 

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër dymbëdhjetë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit ‘’Qafë Prush’’, dhe kundër zyrtarëve doganorë, në kuadër të Drejtorisë  Rajonale të Policisë Kufitare.

Ata dyshohet se e kanë kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ e sanksionuar me nenin 421 të Kodit Penal.

Prokurori Speciale njofton se të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtarë kanë marrë ryshfet nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me rastin e kalimit në pikat kufitare ‘’Qafë  Prush’’,

“Kanë lejuar hyrjen e personave në territorin e Kosovës, pa i verifikuar dhe pa i kontrolluar nëse i plotësojnë kushtet ligjore për hyrje dhe dalje nga territori i Republikës së Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d