Ngriten tridhjetë e nëntë aktakuza kundër dyzet e tetë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale

 

 

Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e nëntë aktakuza kundër dyzet e tetë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë persona, si dhe janë paraqitur dhjetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë personave, si dhe tri kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dhjetë personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d