“Ngrihu trimi jem, se bajlozi i zi ende sillet truallit tonë”, bashkëshortja i kushton poezi Agim Ramadanit

 

 

Në 25-vjetorin e rënies heroike të Agim Ramadani, gruaja e tij, Shukrije Ramadani ia ka kushtuar disa vargje emocionuese.

Ramadani, mes tjerash shkruan ‘Me duart që mi puthje aq shpesh, sot, zgjedh lule për varrin tënd!’

Poezia e plotë e saj:

Në përvjetorin tënd të 25

Murana jote jam unë

Rrobat ti palova si dhimbjet e mia, me lot ti pastrova e gjakun me u tha se lash Si dritën e syrit,buzëqeshjen ne raftin e shpirtit e ruajta!

Pa lule asnji herë stê erdha, e fjalën dy sta bana kurrë, se si nuse t’fisme e të besës më dashte!

Te dy lisat e kronit qerpiku më dridhet si teli i qiftelisë e zëri yt i ëmbël n’gurgullimë uji përzihet, trupi më mpihet nga pesha e krahut në belin tim.

Era luan me pemët e harlisura e gishterinjë lehtas t’ngatërrohen në flokët e mia plot petale.

Me duart që mi puthje aq shpesh, sot, zgjedh lule për varrin tënd! Shpejt mbuloj tokën që mos ta shoh dheun që gjakun ta thithi ma unshëm se unê dashninë!

Me angushti zemre në heshtje këlthas; Ngrihu trimi jem,se bajlozi i zi ende sillet truallit tonë!

Zgjohu, se petka të ngushta po i priten atdheut, eja këtej kah ende tërbueshëm kalërojnë stuhitë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d