Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën ‘Isa Boletini’ në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në ashensor, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Burimet e Gazetës Prishtina Sot brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë dalë në vendin e ngjarjes pas thirrjes për ndihmë, ku kanë gjetur trupin e viktimës, vdekjen e të cilit e konstatoi ekipi mjekësor.
Sipas informacioneve që posedon Sinjali, viktima nuk është identifikuar ende për shkak se nuk kishte me vete dokumente identifikuese, teksa dyshimet e para janë që ai është shtetas i Shqipërisë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.
Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.