Nga zyra e kryeministrit i tregojnë komisionerit europian se cilat janë detyrat e tij

 

 

Deklaratat e Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Oliver Varheyli, ku kërkoi nga Qeveria e Kosovës ta dërgojë në Kushtetuese draft statutin e Asociacionit të komunave, nuk u ka pëlqyer zyres së kryeministrit Albin Kurti.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj, i ka treguar komisionerit europian, se cilat janë detyrat e tij.

Në reagimin e tij, Zulfaj, ka thënë se dialogu nuk është punë e Oliver Varheylit, duke shtuar se më mirë do të ishte që ai merrej me zgjerimin e BE-së.

“E pash sugjerimin tuaj, z Varhelyi, për Asociacionin në Kosovë, pa e përmendur Marrëveshjen Themelore të Brukselit, njohjen reciproke dhe raportet e mira fqinjësore. Ndoshta është më mirë për ju të fokusoheni në zgjerimin e BE-së, meqë dialogu është në portfolion e dikujt tjetër”, ka shkruar Zulfaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d