Nga marsi fëmijët e kryeqytetit vlerësohen falas nga psikologu, logopedi dhe ergoterapeuti

 

 

Nga marsi të gjithë fëmijët e Kryeqytetit mund të vlerësohen falas nga psikologu, logopedi dhe ergoterapeuti në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Vlerësimi multidisiplinar- përfshinë vlerësimin e aftësive të përgjithshme, komunikuese si dhe psiko-sociale të fëmiut. Ky vlerësim do të bëhet nga një ekip e profesionistëve ku përfshihet psikologu, logopedi dhe ergoterapeuti. Më pas ky ekip profesionistësh mund të adresojë nevojat e pacientit, nëse duhet trajtim tutje.

“Prindër, edukatorë dhe mësues, ju lutemi nëse vëreni që fëmijët kanë nevojë për vlerësim të tillë, orientohuni për termin në QKMF- Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Për termine telefononi në: 038/220-841

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d