New York Times e vlerëson paraqitjen e Kosovës në Lojërat Olimpike

 

 

Një ndër gazetat më të mëdha botërore ka vlerësuar paraqitjen e Kosovës në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Vlerësimin e ka bërë gazeta e njohur “New York Times”, e cila në krye të shkrimin ka vendosur foton e medalistes tonë të argjendtë, Distria Krasniqi.

“Dy medalje nga nëntë atletë kanë bërë një lojë efikase në Paris për Kosovën, një vend i vogël pa dalje në det në Evropën Juglindore. Të dyja medaljet erdhën në xhudo për femra (argjendi në 52 kilogramë dhe bronzi në 63 kg)”, ka shkruar NewYork Times.

Kosova momentalisht është në mesin e tri shteteve që udhëheqin listën e medaljeve për numër të sportistëve pjesëmarrës.

Ekipi ynë me vetëm nëntë sportistë fitoi dy medalje. Dy vendet tjera në top-treshe janë, St. Lusia dhe Dominika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d