Izraeli do të vazhdojë t’i diskutojë propozimet për armëpushim në Liban në ditët në vijim.
Kështu tha të premten kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut do ta bëjë edhe më të vështirë kthimin e civilëve në shtëpitë e tyre në të dyja anët e kufirit.
Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, i hodhi poshtë të enjten thirrjet e ndërkombëtarëve për armëpushim me Hezbollahun, duke thënë se bombardimet do të vazhdojnë.