Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka marrë vendim që ditën e nesërme (e mërkurë) ta shpall ditë zie në Kosovë.
Kjo për shkak të vrasjes së gruas sot në Pejë nga bashkëshorti i saj. Në njoftimin e saj, presidentja Osmani ka thënë se shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona.
“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!”, ka shkruar Osmani.